Leonora Jakupi pas një pauzë bukur të madhë është rikthyer dhe ngapak është aktivizuar në rrjetet sociale.

Duke u nisur nga fakti që të gjithë e duan për atë që është atëherë ajo gjithmonë ka qenë e kërkuar për të qenë më e pranishme në skenë, shkruan Kosovarja.

Tani ajo po prezantohet më shpesh para publikut dhe po iu qëndron më afër duke i informuar për çdo gjë të re që ka prej saj.

Meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Leonora duket të na del një besimtare shumë e devotshme dhe e denjë.

Kjo pasi që mbrëmjen e kaluar u pa në mesin e familjarëve duke ngrënë iftar, gjë që na lë të kuptojmë se ndoshta edhe agjëron.

Kurse, menjëherë pas përfundimit të asaj darke e ndeje, u pa duke u shoqëruar nën tingujt e një ilahie, ku edhe bëri përshtypje jashtëzakonisht të mëdha tek të gjithë, kështu duke lënë edhe mbresa të veçanta tek ata. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË