Vala

E dashur zuskë, unë ende nuk mund të të drejtohem me emrin tënd. Ti je ende ajo gruaja që u përpoq të vjedhë dhe të marrë burrin tim nga unë dhe fëmijët e mi. Po, burri im ishte idiot që “ra në dashuri” me ty, por kjo nuk ka të bëjë me atë – ka të bëjë me ty, shkruan “Kosovarja”.

Nuk pate sukses. Në sytë e mi (dhe në sytë e shumë njerëzve të tjerë), kurrë nuk do t’ia dalësh. I ke bërë një gjë të pafalshme familjes time. Ti u përpoqe ta shkatërrosh atë.

A nuk mendove se një grua pranë burrit me të cilin ti po kaloje natën do të shkatërrohej?

A nuk të interesoi aspak?

Ndoshta jo, e kjo është ajo që të bën një njeri të tmerrshëm.

A nuk mendove se fëmijët e burrit që ti po gjuaje do të thoshin: “Pse ajo zonjë po përpiqet ta largojë babanë tonë nga ne?”.

Jo, nuk e ke menduar, sepse ti je një person pa shpirt.

Si është puna jote kështu?

Gratë duhet të qëndrojnë së bashku në këtë botë, të mos luftojnë kundër njëra-tjetrës.

Karma është e fuqishme, ta dish. Do të vijë te ti (nëse ende nuk ka ardhur). Do të tregohet edhe ajo e keqe, gjithashtu. Kur përpiqesh të prishësh një familje, nuk ka gjë tjetër që të pret veçse e keqja që vjen në rrugën tënde.

Duhet ta dish se kemi kaluar shumë peripeci, pasi ai më zgjodhi Mua dhe jo Ty. Kam lexuar të gjitha e-mailet që ti i dërgoje atij dhe ato që ai t’i dërgonte.
Të gjitha deklaratat e dashurisë dhe se si ju të dy ishit “shpirtra binjakë”!

Gjashtëmbëdhjetë vjet kam qenë me burrin tim.

E, ti?

Tetë muaj!

Pse?

Sepse, me të vërtetë, mendove se mund të flije me një burrë të martuar dhe të fitoje, apo jo?

Ti, me të vërtetë, mendove se ai do të bëhet i yti? Më bën për të qeshur. Je një budallaçkë.

E di ç’është më e keqja? Pasi ai të la, ti vazhdove jetën tënde. Sigurisht, ti ndoshta je mërzitur, por ajo nuk është asgjë. Asgjë, krahasuar me zjarrin në të cilin ne po përpiqeshim e digjeshim pas asaj ngjarjeje.

Ne kishim një familje që duhet të bashkohej. Ti nuk ke idenë se sa e vështirë është. Ti nuk do të mund ta përballoje atë.

Unë ende mendoj për ty çdo ditë. Nuk e urrej më burrin tim, jam krenare për të. Ai ka qenë model i përsosur për dikë që ka kryer një tradhti bashkëshortore.

Gjatë të gjitha netëve me ulërima deri sa më pëlcisnin mushkëritë, duke qarë dhe kërcënuar se do të ikja, ai qëndroi atje, duke i përballuar të gjitha.

Sigurisht, ka pasur ditë kur ai mendonte se nuk do të mund ta përballonte fajin për dhimbjen që ti dhe ai më shkaktuat.

Kishte ditë kur ai nuk mendonte se do t’i mbijetonte kësaj stuhie. Por, a di çfarë? Ai ia arriti. Ne arritëm ta duam sërish njëri-tjetrin, pavarësisht rrëmujës që ti le pas.

Ti, ndoshta, je duke u marrë me të tjerë burra tashmë. Zuskat si ti e bëjnë gjithmonë këtë.

Ndoshta, ti i lexon këta rreshta… Nëse do të ishe para meje, do të thosha: Unë e dua burrin tim. Unë jam krenare me burrin tim. Ti je vetëm një kujtim i hidhur tani. Ne ia dolëm. Ne jemi shpirtrat binjakë – ti je budallaçka.
Mos u pafshim kurrë! K. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË