Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se është kohë që të gjithë politikanët në Kosovë të bëhen bashkë, për t’u përballur me problemet që Kosova i ka përballë.
“Do të ishte mirë një qeveri gjithpërfshirë dhe t’i kemi temat: dialogu, kriza në të cilën jemi dhe kriza ekonomike që nap ret dhe cështja e komunikimit tonë në raport me BE-në, fokusimi i liberalizimit të vizave.
Nuk mundesh njëri –tjetrit me i mshu vijë të kuqe, kemi kriju urrejtje e armiqësi më shumë sesa ndaj armikut që e kemi pasë gjatë këtu. Me kthy bashkëpunimin ndaj njëri tjetrin dhe me pasë një qeveri që nuk e shkelë Kushtetutën”, ka thënë Limaj në T7.