Këngëtarja Linda Halimi është një nga shembujt më të mirë të ndryshimit drastik të trupit. Ajo arriti që të eliminojë kilogramët e tepërt nga trupi, duke formësuar një figurë perfekte trupore.

Tani fotografitë e saj në rrjetet sociale, shpesh janë me bikini apo edhe veshje të ekspozuara, të cilat i japin mundësinë e vënies në pah të linjave të saj atraktive.

Së fundmi, këngëtarja nga Vitia publikoi një imazh me bikini duke u relaksuar në pishinë, teksa shkruante në mbishkrimin e saj “Duke jetuar jetën time”.

Ndërkohë, në InstaStory Linda ka shkruar se cili është çelësi i suksesit për të mos u dorëzuar kurrë nga palestra.

“Sekreti i rezultateve të fitnesit është të mos mendoni. Vetëm ngrihuni dhe ushtroni”, ka thënë këngëtarja.

E njëjta e ka vërtetuar që me përkushtim dhe mos-dorëzim mund të arrihet deri te suksesi.

MUND TË JU PËLQEJNË