Dita e martesës për çdo çift është e veçantë e cila mbetet kujtimi më i bukur në jetë.

E sa herë vjen kjo datë nostalgjia zë vend duke sjellur kujtimet më të bukura të përjetuar, shkruan “Kosovarja”.

Sot thuajse secili çift feston përvjetorët siç janë fejesa e martesa në mënyra të ndryshme e me dhurata të veçanta.

13 vite martesë po fetojnë sot çfti i njohur për publikun, Daut e Lola Haradinaj.

Veprimtaria politike e Dautit dihet si dhe kontributi që jep vazhdimisht përmes fushës që ka zgjedhur, ndërkohë që Lola si bashkëshortja e tij ka zë një vend të veçantë në mediat rozë për shumë arsye.

Janë ndër çiftet më të famshme që komentohen shumë për raportet mes vete dhe dashurinë që kanë, e të cilën e shfaqin shpesh edhe në rrjetet sociale.

Është Lola ajo e cila ndanë aktivitetet familjare dhe dedikimet emocionuese që ia bën bashkëshortit, siç bëri sot për këtë ditë të veçantë.

Ajo për përvjetorin e martesës vjen me fjalët më të mira për bashkëshortin e saj.

“13 vite nga sot m’ rrahu zemra për ty fort. Gëzuar përvjetorin e martesës Dao. Je bota për mua Davidin e Trojën. Të dua”, janë fjalët e bukura që Lola ka zgjedhur krahas imazhit të këndshëm me Dautin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË