Ka javë që Loredana dhe Mozzik përfliten në mediat rozë. Shumë spekulime e thashetheme për ndarjen e tyre Loredana i konfirmoi me të vetmen fjalë “tani jam nënë beqare” dhe se gjithçka ia dedikon Hanës, shkruan “Kosovarja”.

E pas saj nuk vonoi as reperi Mozzik të thumbojë ish-bashkëshorten e tij, kënga e tij e re “Dhelpën dinake” thuhet të i jetë dedikuar pikërisht Lorit të tij.

Mirëpo, a ka ndikuar ndarja e çiftit në raportet e Lorit me familjarët e reperit.

Siç dihet Loredana ndante raporte shumë të mira me kunatin e saj Getinjo, me sa kuptohet ato vazhdojnë ende të mbesin të tilla.

Kur Getinjo lëshoi një foto live në Instagram nuk mungoi as komenti i Loredanës “Qëndro cool vëlla”, duke treguar se ende në mes tyre ka respekt./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË