Emri i reperes Loredana Zefi ditëve të fundit ka qenë kryetitull nëpër mediat kosovare por edhe në ato zvicerane, pas akuzave se ajo mashtroi një çift në Zvicër, duke ia marrë rreth 700 mijë franga nën kërcënim dhe shantazh. Për ata që nuk e kanë ditur, Loredana rrjedh nga një familje fetare katolike nga Ferizaj. Periskopi mëson se ajo është mbesa (vajza e vëllait) të kancelarit të Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefit.

Loredana dyshohet se ka zhvatur një çift nga Valais duke ua marrë atë shumë të majme parash. Për të aplikohet prezumimi i pafajësisë. Megjithatë, në rast se ajo dënohet, mund të burgoset deri në pesë vjet.

Madje, ajo mund të marrë edhe dënim me dëbim, ngase Loredana nuk ka pasaportë zvicerane. Produkrori tha për “20minutes” se Loredana posedon vetëm shtetësinë kosovare.

Loredana kishte kërkuar shtetësinë zvicerane në fund të vitit 2013, por iu kishte refuzuar. Arsyeja për këtë është e paqartë. Në rast se shpallet fajtore, Loredana rrezikon të njëjtin fat si ‘kolegu’ i saj Besko, i cili ishte dëbuar nga Zvicra e akuzën për grabitje të armatosur.

Reperja në një konferencë për media ka pranuar se paratë janë marrë nga çifti zviceran, mirëpo siç është shprehur ajo kjo ka ndodhur me vullnet të plotë nga çifti dhe jo me kërcënime apo me dhunë.

Ajo në një mënyrë ka pranuar se familjarët e saj janë të përfshirë në këtë rast, mirëpo është shprehur se ajo nuk ka qenë e involvuar.

Loredana u rrit në Emmenbrücke në Luzern, ku edhe u shkollua. Ajo është e martuar me reperin kosovar, Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë.

MUND TË JU PËLQEJNË