Për shumë prindër, shumë pak momente mund të jenë prekëse sesa kërcimi me vajzën e tyre në ditën e darsmës,

Krenaria për të parë të bijën e tij të rritur dhe të lumtur është një kujtim sa edhe i hidhur aq edhe emocionues dhe i gëzueshëm.

Duke përcjell kështu me kujtimet kur ajo ka qenë vetëm një vajzë e vogël, një kohë kur koha për ta parë vajzën e tyre me fustan të nusërisë ka qenë shumë larg.

Për një familje, ky moment ka qenë tejet emocionues, një dritare ku babai dhe vajza do ta kujtojnë përgjithmonë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

“U martova para një muaji dhe fotografi ishte në gjendje ta kapte këtë moment kur unë dhe babai im ishim duke kërcyer në ditën e darsmës sime.”

“Babi im është me autizëm dhe nuk është shumë mirë me shprehjen e emocioneve, për këtë arsye këtë fotografi do ta shijoj për të gjithë jetën time.”

E sapomartuara Hayley Elliott, e ka ditur gjithmonë që babai i saj nuk është si të tjerët. Megjithatë, ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje ta kuptoj pse, deri para 5 viteve kur ai u diagnostifikua me autizëm.

Fatkeqësisht, kjo gjendje nuk është aq e rrallë sa që e mendoni. Diagnozat e vonshme dhe të gabuara edhe tepër e zakonshme për ata që janë në spektrin e autzmit, me persona që manifestohen ndryshe nga një person në një person tjetër

MUND TË JU PËLQEJNË