Moderatorja kosovare Kaltrina Mikushnica është njëra ndër fytyrat më të dashura të ekranit televiziv.

Me komunikimin plotë thjeshtësi dhe sharmin e saj, bëri për vete publikun, aq kohë sa ishte udhëheqëse e emisioneve televizive, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse ndodhet në pauzë për shkak të lindjes së vajzës së dytë, ajo po është aktive vazhdimisht me storie të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram.

E duke ditur se Vushtria njihet për çajin e rusit se pihet shumë, ashtu edhe moderatorja e njohur Kaltrina Mikushnca është adhuruese e këtij çaji.

Ajo, në postimet e veta disa herë ka postuar foto, detaje nga ndejat e ndryshme pranë tavolinave te servuara me gota çaji.

Kaltrina edhe ka deklaruar se gjatë ditës i pi deri në 70 çaja. E këtë traditë si duket po e ndjekin qysh nga vegjëlia edhe fëmijët vushtrrias. Kështu të paktën na tregon Kaltrina përmes një storie në Instagram.

Vogëlushi me emrin Luan shihet duke përfunduar gotën e qajit, të cilin e pi me lezet. A i me gjasë në të aedhmen do e sfidoj edhe Kaltrinën në këtë aspekt./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË