Jo veç Meda, por edhe bashkëshortja e tij Lulja ka arritur të fitoj vëmendje të madhe e simpati nga publiku shqiptar. Çifti gëzojnë një jetë të lumtur bashkëshortore, duke u bërë kështu shembull për shumë familje shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Përveç si bashkëshortë, ata lirisht mund të themi që janë edhe shokë shumë të mirë, madje aq të mirë saqë Lulja ka krijuar miqësi edhe me kolegët e Medës.

Ajo e shoqëron këngëtarin në mbrëmje të ndryshme muzikore dhe kalon kohe edhe me shumë nga kolegët e tij.

Një miqësi të mirë ajo ka lidhur edhe me këngëtaren Vjollca Haxhiu me të cilën dalin shpesh bashkë.

E sot bashkëshortja e Medës, përmes një postimi në Instagram na bën me dije për këngën më të re ‘o sheqer, të kënduar nga Meda në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun.

Kjo këngë është paralajmëruar të lansohet në tregun muzikor sot në orën 19. Edhe këtë herë Lulja tregoi mbështetjen dhe motivimin që i jep Medës në karrierën e tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË