Majlinda është kualfikuar në finale të Lojërave Evropiane, duke i siguruar medalje Kosovës.

Majlinda Kelmendi ka shënuar një tjetër fitore, këtë herë në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane Minsk 2019.

Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale me Ippon francezen, Amandine Buchard, duke i siguruar Kosovës medalje.

Ajo në finale do të kërkojë të artën.

Në rrethin e dytë pati punë me Fabienne Kocher, në kategorinë -52 kg, kurse në çerekfinale e mundi me Ippon Karolina Pienkowska të Polonisë. /Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË