Po i afrohemi 14 shkurtit, datës simbolike të dashurisë, e që këtë vit në Kosovë do të përkthehet si datë e dashurisë ndaj një parie a kandidati për deputet.
Me 14 shkurt mbahen zgjedhjet nacionale në vendjn tonë dhe në garë për të fituar një vend në Kuvend, është edhe Marigona Geci, CV dhe ngritja akademike e së cilës, është mëse e njohur.
Marigona është pjesë e listes së LDK-së dhe mban numrin 24.
Marigona po merrë mbështetje masive, madje ajo është parë edhe nënë shoqërinë e Dives së muzikës moderne shqiptare, Adelina Ismaili, e cila prej shumë vitesh e ka treguar hapur animin e saj politik, që lidhet me “LDK”-në.
Adelina, përmes këtij takimi, i jepë mbështetje të pa rezervë Marigona Gecit, e cila njihet si femër intelektuale, e fortë dhe me vizion të qartë në jetë dhe politikë.