Vala

Gjatë dy ditëve të fundjavës, bashkatdhetarët kanë pritur me orë të tëra në pikëkalimin kufitar në Merdarë e Dheu i Bardhë.

Për dallim prej ditës së djeshme, ku bashkatdhetarët kanë pritur deri në gjashtë orë në kufirin Kosovë-Serbi, sot është krejt gjendje tjetër, shkruan lajmi.net.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar Merdarë dhe Dheu i Bardhë kanë marrë fund.

Sipas kësaj qendre, në Merdarë pritja është tre deri në pesë minuta për të hyrë në Kosovë ndërkaq 10 deri në 15 minuta për të dalë nga Kosova, shkruan më tutje lajmi.net.

Situatë pothuajse e njëjtë është edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në këtë pikëkalim pritja për të hyrë në Kosovë është tre deri në pesë minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova pritja është pesë deri në 10 minuta.

MUND TË JU PËLQEJNË