Ish-aktorja e serialit “O sa mirë”, Anita Nikaj vendosi t’i japë fund beqarisë.
Nikaj kurorëzoi dashurinë me martesë me Summy Pulao dhe këtë gjë e bëri të ditur aktorja Ema Uka.
Ema ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në rrjete sociale, në të cilat shfaqi Anitën me fustan të bardhë.
“Më e mira ime është martuar”, ka shkruar Ema sipër njërës prej fotografive, ku Anita dukej për mrekulli me fustan nusërie.
Anita Nikaj u bë e njohur për publikun me rolin që kishte në “O sa mirë”, ku aktroi protagonisten nga Tuzi.