Engjëllusha Salihu hyri në botën muzikore në moshë shumë të re duke qenë e dalluar gjithmonë për stilin e saj dhe zërin e ëmbël.
Bashkëpunimet me nënën e saj Shyhrete Behluli, e kanë bërë që brenda një kohë të shkurtër të arrijë numër të madh fansash brenda dhe jashtë vendit, shkruan Kosovarja.
Që nga momenti kur është bërë hallë postimet nga ana e saj nuk kanë munguar asnjëherë në rrjete sociale, duke qenë e kujdesur që ti lumturojë me anë të dhuratave të ndryshme që iu bën kohë pas kohe.
Këto ditë që po i kalojnë e gjitha familja së bashku, Engji ka shpërndarë imazhet më të bukura me familjarët e saj e sidomos nipin, Matinin.
Duket se këto poza të shumta po e nervozojnë bukuroshin, ku në imazhin e shpërndarë së fundmi ai shihet mjaftë nervoz, por megjithatë duket shumë i ëmbël./Kosovarja/