Më 17 maj dy besimtarë të famullisë që jetojnë dhe veprojnë në Diaspor, Vilson Kengji në Zvicërr dhe Markush Jozes në Kroaci janë nisur me bicikleta drejt shenjtërores së Zojës së Bekuar në Letnicë, pikërisht në muajin maj që i kushtohet Zojës.
Ata kanë kaluar nga Kroacia në Malin e Zi e dhe siç kuptojmë tashmë kanë arritur Kosovë. Në fillim të nisjes së tyre ata janë bekuar edhe nga misionari në Kroaci Dom Kristë Gjergji.
Qëllimi i tyre është lutja për gjithë bashkësinë krishtere dhe për njete personale.
Të kujtojmë që Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë tradicionalisht muajin maj ia kushton nderimit të të Virgjrës Mari në Shenjtëroren kombëtare të Zojës së Madhe Cërnagore, në Letnicë. Në këtë shtegtim marrin pjesë besimtarë nga të gjitha komunitetet e famullive të Kosovës. Shenjtërorja e Zojës Cërnagore në Letnicë, përveç hireve e bekime të shumta Hyjnore, lidhet edhe me Shenjtën Ganxhe Bojaxhiun, sepse në këtë Tempull, pranë Virgjrës Maria, Nënë Tereza e ndjeu zërin e Zotit.