Propozimi partnerit tuaj mund të jetë një eksperiencë me plot nerva për çdokënd.

Opsionet për propozim janë të pafundme.

Colton Vaters, babai i dy fëmijëve ka gjetur mënyrës rreth propozimit të dashurës së tij, shkruan “The Mirror”. Ai i propozoi asaj mbi 30 herë prapa shpinës.

Vaters, nga Kanadaja, ka blerë unazën por nuk kishte ide se si ta pyeste të dashurën e tij, Danielle Campbell, të bëhet gruaja e tij, transmeton Koha.net. Ai donte që ky moment të ishte romantik dhe qesharak, por të mos duket i tërë propozimi si një shaka.

Gjithashtu, ai donte që momenti i propozimet të incizohet.

Pastaj, Vaters ka bërë shumë fotografi të dashurës dhe unazës pa e vërejtur ajo fare. Fotografitë i ka bërë në mënyra dhe vende të ndryshme.

“Loja fillon”, ka shkruar Vaters në një postim në Facebook, i cili shumë shpejtë është bërë viral.

“Kam filluar ta mbaj më vete unazën kudo që shkoj, dhe bëj fotografi sa të mundem pa e vërejtur ajo. Po ashtu, e kam lënë unazën në vende të ndryshme në shtëpi në kohë të ndryshme”, tregoi Vaters.

Plani i tij ishte i thjeshtë: nëse e vëren ajo, ai do t’i propozonte.

Përveç këtyre fotografive interesante, plani i tij i madh ishte i pavërejtur dhe erdhi në një fund me një ceremoni të bukur formale pasi ai më në fund është ulur në një këmbë para të fejuarës së tij.

“Do t’i rekomandoja këtë të gjithë atyre që planifikojnë të bëjnë pyetjen e madhe në të ardhmen”, shtoi ai.

MUND TË JU PËLQEJNË