Me kafe e muhabet, kështu e nisën ditën Shkurte Fejza me tri vajzat e bashkëshortin, shkruan “Kosovarja”.

Një familje artistësh që e kanë bërë publikun për vete duke iu servuar muzikë të mirëfilltë dhe hite të njëpasnjëshme.

Karriera e gjatë dhe e bujshme e Shkurtës, është e njohur për të gjithë, pasi kontriboi për vendin me këngë patriotike e popullore, që mbesin përherë në kujtesë e në zemrat e njerëzve.

E rrugën e njejtë e kanë nisur dhe po e vazhdojnë me sukses dy vajzat e saj, Gresa dhe Besiana.

Ato tashmë kanë mbledhur pas vetës një numër të madh njerëzish që i pëlqejnë dhe dëgjojnë.

Ndodh shpesh që ato të bëhen bashkë për të kaluar kohë e për t’u relaksuar.

Por rrallë ndodh që e gjitha familja të mblidhen bashkë, kjo për arsye të angazhimeve që nuk mund të lihen anash.

Njejtë si sot, Shkurta me tri vajzat e bashkëshortin kanë dalur për mëngjes, ndërkohë që kanë treguar se po iu mungon gjysma tjetër e familjes.

“Mëngjesi me familjen time të bukur, por po na mungon pjesa tjetër”, ka shkruar Besiana sipër fotografisë në Instagram, duke përmendur vëllaun e kunatën, si dhe bashkëshortin e saj e të Gresës./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË