Mbrëmjen e 12 gushtit pritet që qielli të ndriçohet nga “yje që bien”, duke ju ofruar një moment magjik dhe të paharrueshëm.

Nëse jeni në kërkim të kësaj aventure, shkoni në një vend të lartë, ku nuk ka drita të forta qyteti dhe mbajini sytë në drejt veri-lindje.

Në fakt këto yje janë mbetje gazi, meteorësh dhe pluhuri kozmik që “vizitojnë” tokën çdo vit, duke dhënë spektakël në qiell.

Këto mbetje, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, janë zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

Ky shi meteorësh është mjaft i dendur sa mund të arrini të shihni deri në 50 meteorë në orë.

MUND TË JU PËLQEJNË