Kosova po përballet me ikje të vazhdueshme të popullatës drejt vendeve Evropiane, kryesisht drejt Gjermanisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, shkruan Reporteri.net

Shkaku i pamundësisë për të siguruar një jetesë të mirë kosovarët ia mësyjnë kurbetit, sidomos moshat e reja.

Një mesazh i tillë u përçua edhe përmes një proteste të artit.

Një i ri tek sa shihet në fotografi me një parullë ”ANDRAT NA I KENI VRA SHPRESAT NA I KENI VJEDH” i cili në po të njëjtën dorë mbanë edhe pasaportën e Kosovës i dhe diplomën e fakultetit.

Ndërsa ne dorën tjetër një pëllumb dhe dorën prangosur. Kurse për fyti ka të lidhur një litar i cili pas vete mbanë valixhen si dhe në valixhe e varur kapela që ka përfunduar studimet.

Të gjitha këto kanë një mesazh, e ai është që në Kosovë rinia nuk kanë mundësi për t’i realizuar ëndrrat pasi që janë të pashpresë për kushte me të mira dhe si formë të vetme e shohin ikjen drejt vendeve të Evropës edhe pse të diplomuar detyrohen ta braktisin vendin.

Ndërsa lulja e vyshkur përçon mesazhin se me trendin e ikjeve që vetëm po rritet edhe Kosova do të vyshket së shpejti me zbrazjen e saj. /Reporteri.net/

MUND TË JU PËLQEJNË