U bë i njohur në rrjetin social “TikTok” me vallëzimet e tij, profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti.
Ai madje falë këtyre vallëzimeve mori epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”, shkruan “Kosovarja”.
Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Por këto video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta.
Si rrjedhojë e kësaj në mbështetje të profesorit reaguan këngëtarë e artistë të ndryshëm të estradës shqiptare.
Disa prej tyre që shkruajtën së fundi janë, Adelina Ismaili, Engjëllusha Salihu, Ermal Fejzullahu, Gold AG, Yllka Kuqi.