Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi kishte një shoqëri të ngushtë me artistin e ndjerë Dr. Flori.
Mamaqi e kujton në çdo moment mikun e tij dhe është munduar t’i qëndrojë pranë familjes pas tragjedisë, së fundmi ka folur për të duke kujtuar kohën e fundit të jetës së tij.
I ftuar në “Libero” aktori i humorit zbuloi si kishte ndryshuar Flori kohët e fundit por u dorëzua në një moment dobësie.
“Unë e Dr. Flori kemi qenë miq të ngushtë, sidomos në kohët e fundit kemi qenë shumë të afërt u bashkuam shumë. Kemi pasur shume projekte me njëri-tjetrin. Sigurisht nuk kam pasur aq shumë projekte se ai me grupin e tij, apo në aspektin personal.
Dr. Flori pak kohë para se të dorëzohej më merrte në 3 të natës dhe më thoshte: ‘Çfarë bën?’ Ja po flejë i thoja unë. Mendova se je i lirë dhe të dilnim të pinim një kafe.
O Flor është ora 3 e natës jam me familje. E di, me thoshte por mendova mos je i lire, pasi u ndjeva paksa i vetmuar. Së fundmi Flori kishte ndryshuar dhe ishte afruar me Zotin. Vinte çdo dite ne kishe dhe kishte pare dritën e Zotit. Hoqi dore nga veset e tij të vjetra. Nuk e di se çfarë ndodhi. Duket se ne një moment të dobët të tij, ai u dorëzua dhe iu rikthye veseve te vjetra”, tha ndër të tjera Ermal Mamaqi.