Një protestë e re për mungesë të demokracisë e drejtësisë pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit që është publikuar në faqen e Facebooku’ut “Protestoj”, bëhet thirrje për të protestuar kundër korrupsionit, politikës së keqe etj.Në këtë njoftim thuhet se detajet për ditën dhe orën e mbajtjes së kësaj proteste do të bëhen publike shume shpejt përmes një konference për media.

Njoftimi i plotë:

PROTESTË: Drejtësi! ⚖️ Demokraci! ✌️Edhe 20 vjet mbas largimit të Millosheviqit, për qytetarët e Kosovës thirrjet “Drejtësi!”, “Demokraci!” janë hala aktuale. Situata e përkeqësume politike e kohëve të fundit është tregues i mungesës së demokracisë, parakushtit ma vital për funksionimin e nji shoqnie moderne. Korrupsioni i dalun sheshit në institucionet e drejtësisë e riaktualizon edhe njiherë kërkesën tonë të para 1 viti për veting në institucionet e drejtësisë. As kësaj radhe nuk do të rrimë të heshtun.Përmes këtij njoftimi të shkurtë, ju bajmë me dije se #PROTESTOJ ka nisë përgatitjet ashtu që javën që vjen ta bajmë nji protestë për me adresu pakënaqësinë qytetare lidhun me mungesën e demorkacisë e drejtësisë. Detajet për protestën do të merren vesh ditën e hanë përmes nji konference shtypi për të cilën do të njoftohen të gjithë me kohë.

Bashkohu tu thanë:Përveç që shkruj statusa, unë edhe #protestoj ✊

MUND TË JU PËLQEJNË