Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, është njëra prej këngëtareve më aktive në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Ajo pret që shumë shpejt të sjellë një projekt të ri muzikor, që do të jetë bashkëpunim.

Këtë lajm, ajo e ka konfirmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive në prapaskenat e xhirimeve.

Yllka ka treguar se këngëtari me të cilin do të sjellë bashkëpunim, është Meda.

“Dukja në videon festive, dhe dueti me haverin tim, Meda”, janë fjalët e këngëtares Kuqi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Përndryshe, kënga e saj e fundit është “Athu”, e cila u publikua edhe me klip, dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË