E njohur për të gjithë shqiptarinë, e suksesshme padyshim dhe gjithmonë origjinale. Është kjo Shkurte Fejza, këngëtarja e madhe e muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Me këngët e saj janë rritur gjenerata të shumta, temat të cilat ajo ka prekur ka bërë që përveç të jetë e dëgjueshme, të fitoj respektin dhe dashurinë e njerëzve.

Këndoi për atdheun, heronjtë, familjen e shoqërinë, kurse sot pamja e saj ta jep përshtypjen e një gruaje të re dhe të bukur. Publiku është mësuar ta shoh këngëtaren gjithmonë me veshje tradicionale e larg jetës së përditshme.

E tani me avancimin e teknologjisë dhe hapjen e rrjeteve sociale, këngëtaret tona po u servojnë publikut, përveç angazhimeve në karrierë edhe momente nga jeta private.

Këtij trendi nuk i iku as këngëtarja e madhe Shkurte Fejza. Ajo tashmë ndonëse ka ndërruar stilin duke u bërë të duket sikur po rinohet, megjithatë asnjëherë nuk doli jashtë vetes.

E thjeshtë por elegante, dita-ditës po shfaqet e tillë këngëtarja, e cila po komplimentohet vazhdimisht për dukjen.

Edhe në imazhet e fundit që Shkurta ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, duket mjaftë elegante dhe me stil.

“Nëna e bukur”, me të drejtë e quajti në koment vajza e saj Besiana, ngase e tillë po duket këngëtarja në këto imazhe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË