Tashmë e kam kuptuar se meshkujve u pëlqen t’u thuash se e kam pasur rastësisht vetëm një të dashur dhe hiq më shumë… Ata të duan të virgjër vetëm nëse duan të martohen me ty, ndërkaq gjithnjë dëshirojnë të njohin vajza që kanë përvojë në dashuri. Kjo ndodhi edhe me mua, aq sa një ditë i dashuri im më tha: “Martohu me tjetrin, e për kënaqësi je e imja!”, shkruan “Kosovarja”.

Kam përdor një taktikë interesante në kohën e rinisë sime… Në fillim paraqitesha paksa serioze, më vonë “lëshohesha” pak , aq sa edhe dikujt ia merrja mendtë të më thoshte a martohemi… sepse edhe vitet e rinisë sime kalonin…

Dhe, fati deshi e për herë të parë u dashurova në një djalë që ishte pesë vjet më i vjetër se unë. Në fillim mendova se ai do më merrte për grua, mirëpo e kisha mashtruar veten, sepse ai, në momentin e fundit, më tha se nuk mund ta paramendonte veten me një femër që nuk është e virgjër.

Edhe pse më fyeu, prapë e doja!
Me gjithë këtë fyerje që përjetova prej tij, megjithatë, nuk munda ta pështyja në fytyrë dhe të mos ia shihja kurrë më sytë: nuk mund të ndahesha prej tij…

Ishte diç e veçantë që, edhe në çastet kur e urreja, ndieja diç për të, ndieja mungesën e tij kur nuk e takoja. Vuaja kur nuk e kisha afër… E, kjo më ndodhte mua, edhe pse ishte viti i pestë i lidhjes sonë…

“Ti mund të interesohesh për meshkuj të tjerë që të martohesh! Sepse, nuk dua të mbetesh rrugëve. Dua të të shoh të martuar me dikë tjetër, ndërkaq për kënaqësi dua të jesh e mija përgjithmonë!”, më tha një ditë i dashuri im, teksa pinim kafe në Lagjen “Te Santea”, në Prishtinë.

E, unë, vetëm e shikova, sepse kisha provuar disa herë të ndahesha prej tij, por më mungonte, vuaja për të… Nganjëherë mendoja në vete se ai më kishte bërë farë magjie, aq sa isha lidhur si mishi për thua me të… Më kishte përvetësuar në mënyrë të papërshkrueshme fizike dhe shpirtërore…

Edhe atëherë kur doja t’ia ktheja shpinën, i kthehesha përsëri dhe kjo më ndodhte në çastet e vetmisë sime ose të dëshpërimit që më kaplonte. Ç’është e vërteta, askush për pesë vjet, sa kishim qenë bashkë, nuk kishte mundur ta hetonte dashurinë tonë, e cila ishte vetëm e përkohshme dhe jo e kurorëzuar me martesë.

Ai nuk më donte për grua, ndonëse isha munduar ta bindja se nuk isha femër që kisha pasur shumë meshkuj, por ai ishte interesuar dhe e dinte mirë biografinë time të aventurave…

Edhe për mua erdhi vera kah dera…
Dhe, duke e ditur se djaloshin që e doja nuk e kisha fatin tim të jetës, u hodha në kërkim të një djali tjetër dhe pas disa ditësh ia arrita qëllimit tim.

Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar u njoha me një person që kishte ardhur për pushim nga Suedia, të cilin me çdo kusht doja ta bëja për vete, se jo vetëm që më pëlqente, por, në anën tjetër, doja të ikja nga kujtimet e mia, e që ishin të shumta…

Në prag të Vitit të Ri u martova me të dhe, pas dhjetë ditësh, shkuam të jetonim në Suedi, ku ndodhem edhe tash, duke ia bërë “papa” atij që e doja, e që dëshironte përgjithmonë të mbetëm vetëm e dashura e tij për kënaqësi dhe hiç më shumë… L. T. /Kosovarja/

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË