Vala

Me siguri e mbani mend këngën “Ah dashni e vjetër” ishte pikërisht kjo e cila e futi Medën fuqishëm në tregun muzikor edhe pse nuk është kjo kënga e tij e parë pasi që ai ka filluar muzikën që në vitet 1999, shkruan “Kosovarja”.

Nuk iu desh shumë dhe të marrë epitetin si këngëtari që më së miri i këndon dashurisë, madje kënga e parë në këtë aspekt është ajo e vitit 2002 me titull “Unë të dua”.

Me vite me radhë vazhdoi që publikut ti sjellë këngë popullore, dashurie shpesh edhe patriotike.

Ai është këngëtari më i kërkuar në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, zakonisht vendet ku këndon Meda janë të stërmbushura.

Por, një vend ku ka shkuar së fundi dhe ku është prezent Meda nuk po del të jetë i mbushur vetëm me njerëz por edhe me pëllumba.

Meda po di si t’iu ofrojë dashuri edhe pëllumbave të Milanos./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË