Kënaquni me shijen e veçantë të kësaj pjate të thjeshtë e të shpejtë.

Qepët, karrotat e specat e grirë imët skuqini në vaj.

Pastaj shtoni piperin e gjethen e dafinës e në fund edhe mëlcitë e pastruara.

Mbulojini me pak ujë dhe lërini të ziejnë për afro gjysmë ore. Shtoni domaten e qëruar dhe të prerë në kubikë.

Vazhdojeni zierjen edhe për 5 minuta të tjera e më pas shtoni pak piper të kuq të bluar.

Në fund, trazojeni pak miell me ujë dhe edhe këtë hidheni tek tenxherja me mëlci. Shtoni kripë e piper sipas nevojës e gjithashtu edhe gjethe magdanozi.

Ne e kemi shërbyer me pure patatesh.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË