fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti i ka pranuar krejt ato që ka premtuar se s’do t’i pranojë kurrë

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se Albin Kurti e ka degraduar procesin e dialogut, duke bërë kapërcimin më të madh në politikën shqiptare ndonjëherë, duke pranuar gjithçka që ka premtuar se s’do të pranonte.

“Loja me fjalë e ka afatin e skadimit. Fjalët skadojnë atëherë kur duhet me ndërmarrë veprime. Dhe kryeministri veprimet i ka marrë mbi vete e, për ironi të fatit, në vilën e Josip Broz Titos, të kasapit të shqiptarëve, ku i ka pranuar krejt ato që ka premtuar që s’do t’i pranojë kurrë. Kapërcimin më të madh ndonjëherë që ndokush e ka bërë në politikën shqiptare, e ka bërë Albin Kurti, kur ka kaluar me këtë pajtim prej “Vetëvendosje, jo negociata” në “Po negociata, e vetëvendosje për serbët e Kosovës”, theksoi kreu i PDK-së.

Krasniqi shtoi se prej qëllimit të njohjes së ndërsjellë, kryeministri i Kosovës e ka pranuar mosnjohjen.

“Ky është ndryshim i turpshëm, është dorëzim. Është dorëzim të thuhet tekst më të mirë s’kemi mujtë me marrë në këtë situatë. Sepse, situatën para së gjithash, e ka krijuar ky kryeministër, nuk ka pikë prej qiellit. Para një viti ka mundur ta ketë tekstin më të mirë, tekst që nuk e pranon mosnjohjen nga Serbia, sepse esenca e kësaj marrëveshjeje është se ka degraduar nga arritja e njohjes së ndërsjellë në pranimin formal të mosnjohjes së ndërsjellë”, tha ai.

Krasniqi konsideron se shumica e neneve të tekstit të marrëveshjes, më shumë përmbajnë një deklaratë politike, se sa një kontratë në mes të dy shteteve.

“Dëmet potenciale të kësaj marrëveshje janë të shumta, kjo marrëveshje më shumë ngritë pikëpyetje sesa që jep përgjigjje. Shumica e neneve të tekstit të marrëveshjes, më shumë përmbajnë një deklaratë politike, se sa një kontratë në mes të dy shteteve ose në fakt, nga pranimi i Kryeministrit, në mes të dy jo-shteteve. Nuk ka kontratë, ka deklaratë politike, përveç tre nene në mënyrë të veçantë, për obligimet që i vendosen Kosovës, në nenin 6, 7 dhe në nenin 10”, theksoi lideri i PDK-së.

Krasniqi tha se pranimi i autonomisë politike për komunitetin serb dhe statusit ekstraterritorial për Kishën Ortodokse Serbe nga Kurti po e rrezikon vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Pse more burrë duhesh me folë me ta, pse duhesh me pranu status ekstraterritorial për Kishën Ortodokse Serbe? Kjo është me e ça themelin e shtetit të Kosovës, që është Pakoja e Ahtisaarit, mbi të cilën është shpallur në këtë Kuvend shteti i pavarur dhe sovran”, shtoi ai.


Etiketa: Memli Krasniqi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

17 minuta më parë
Aktuale

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

27 minuta më parë
Aktuale

Euronews Albania: Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”-n

1 orë më parë
Aktuale

Peci: Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe të bankrotuar, qysh e lypshim e gjetshim

1 orë më parë
Aktuale

Osmani: Peticioni, mënyra më demokratike për zgjedhje të reja në veri

1 orë më parë
Aktuale

Qeveria miraton propozim-vendimin për themelimin e Muzeut për dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

2 orë më parë
Postimi tjetër

Luizi paralajmëron Kiarën: Kur të dalësh jashtë...

Kurti për Asociacionin: Kurrë nuk do të lejojë autonomi territoriale, s’ka kompetenca ekzekutive

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën, atëherë kur është diskutuar për shkëmbim territorial

TË FUNDIT

Trixa merr super lajmin pa u munduar fare

10 minuta më parë

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e lumtur sepse...

Sonte protestë në Deçan për Donjeta Pajazitajn

17 minuta më parë

Shoqëria civile sonte në Deçan do të mbajë një protestë simbolike në lidhje me, siç është thënë, zbardhjen e rastit...

Imazhi i parë që shihni tregon elementin që ju pengon të gjeni dashurinë e vërtetë

26 minuta më parë

Historitë e dashurisë nuk janë gjithmonë aq të bukura siç përshkruhen në filmat me fund të lumtur. Shpeshherë duhet të...

“S’do të jem kryeministër i Serbisë”, Daçiq hedh poshtë raportimet

27 minuta më parë

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sot se është i...

Ronaldo i hidhet në shtrat Jorit: O zot sa e bukur që je…

41 minuta më parë

Ata po shijojnë ende jehonën që morën nga BBV dhe tashmë janë pjesë e një tjetër programi televiziv. Po flasim...

Sipas Vera Orës, një martesë të shëndoshë e mbajnë këto 2 rregulla të arta

55 minuta më parë

Edhe pse është mamaja e një prej artisteve më të suksesshme sot për sot në botë, Vera Ora nuk ka...

MË TË LEXUARAT

Armonda heq 35 kilogram, ndryshimi është i madh

Sinan Vllasaliu zgjedh fjalët e veçanta për ta uruar vajzën

Ermali dhe Ariana shkëlqejnë në dasmë në Shqipëri

U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84 vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë

Ndahet çifti i njohur i showbizit

Sipas Vera Orës, një martesë të shëndoshë e mbajnë këto 2 rregulla të arta

Reperi MC Kresha licensohet si trajner i futbollit

Ja çfarë i dërgon Olta Gixhari ‘bakshish’ Olti Currit në shtëpi

E dini se sapuni në dush nuk u bën mirë

Vazhdojnë protestat në veri

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist