Është nga artistet e rralla të fushës së grimit, parukerisë, estetikës dhe dizajnit të modës, shkruan Kosovarja për tashmë të mirënjohuren Merita Merja .
Është master i fushës së saj dhe bënë punë të shkëlqyer, për çka ka arritur të jetë në krye të top listës së më të kërkuarave në të gjitha trojet shqiptare.
Përtej kësaj, Merita Merja është femra që e ka vulosur vetë suksesin, me punë, guxim dhe inovacion. Të rrallë janë VIP-t , të cilat nuk kan hyrë në duartë e arta të Merites, e të cilat sot nuk harrojnë ta përshëndesin parukeren e tyre mé të dashur , për t’ ia uruar ditëlindjen .
Pra, Meri sot ka festë. Aq më shumë kur nga urimet e shumta gjithandej trojeve shqiptare e bëjnë të ndihet edhe më e lumtur, e vlerësuar dhe e mikluar nga fjalët e mira e t’ bukura që ia pêrcjellin .
Dhe, me këtë rast, kujtojmë një intervistë të mëhershme të saj , për Kosovaren, tek për sukseset e saj gjithandej, thotë: Është si një duartrokitje për punën time, është si një buqetë me lule , si një buzëqeshje e dhuruar. Nuk ka ndjesi më të bukur se ndjesia e falënderimit dhe mirënjohjes.
Meri, urime dhe suksese të shumta edhe nga stafi i Kosovares. /Kosovarja/