Emri i saj është i njohur, ajo vetë është nga artistet e rralla të fushës së grimit, parukerisë, estetikës dhe dizajnit të modës. Është master i fushës së saj dhe bënë punë të shkëlqyer, për çka ka arritur të jetë në krye të top listës së më të njohurave dhe kërkuarave në të gjitha trojet shqiptare.
Përtej kësaj, Merita Merja është femra që e ka vulosur vetë suksesin, me punë, guxim dhe inovacion. Në këtë intervistë me “Kosovaren” shpalos jetën, punën dhe atë se si shkoj e mbeti në Dubai në kohen e pandemisë.
-Ju tashmë jeni shndërruar në brend. Si arrite ta ndërtosh perandorinë tënde në fushën e të bukurës?
Si fillim ju falënderoj juve për këtë intervistë. Në ditë të vështira si këto që po kalojmë dhe kaluam ju keni qenë gjithmonë̈ në vijën e parë dhe sigurisht që jeni munduar që të sillni ne fokus personazhe të ndryshme dhe punën e tyre. Është e vërtet që kam investuar të gjithë̈ potencialin tim në këtë fushë prej shumë vitesh dhe kjo tregon që me punë mund të arrihet gjithçka. Unë̈ të bukurën e dashuroj dhe nëse diçka e bën me dashuri nuk ka kufi që të pengojë për ta arritur.
-Kur e dëgjon emrin tënd duke u përmendur, përfolur për suksese e të arritura, çfarë ndjesie të jep?
Sigurisht qe ndihem mirë, e vlerësuar dhe e mikluar nga fjalët e mira që dëgjoj. Është si një duartrokitje për punën time, është si një buqetë me lule , si një buzëqeshje e dhuruar. Nuk ka ndjesi më të bukur se ndjesia e falënderimit dhe mirënjohjes.
-A e ke ëndërruar ndonjëherë që do të jesh kjo që je sot?
Njeriu ëndërron të realizoje shumë gjëra dhe ëndrrat janë ndoshta ato që e shtyjnë të punojë më shumë që ti realizoje ato. Pa ëndrra mendoj se do jetonim një jetë pa emocion, pa ambicie. Gjithmonë kemi një ëndërr të fshehur në sirtar, e cila pret të realizohet. Gjithmonë e kam dashur të bukurën dhe nuk do rresht së kërkuari për të më të mirën, më të bukurën e të bukurës për ta sjell për klientet e mija.
-Ku e gjen motivin për të punuar, për të mos u ndal?
Tek besimi në Zot, tek vetja, tek puna ime, te familja. Kam disa motive për të ecur përpara dhe për të mos u ndalë asnjëherë.
-Shfaqesh përherë e kuruar, e veshur me markat më prestigjioze dhe është e qartë që jeton në luks. A e paramendon jetën tënde ndryshe?
Më pëlqen të kurohem dhe kujdesem për veten deri në detaj dhe luksi është diçka e madhe për ta përkufizuar. Unë punoj shumë dhe e vlerësoj vetën shumë. Pra, nuk ia prish qejfin vetës sepse në fund të fundit jetës nuk i dihet. Këtë e dëshmoj edhe ardhja e këtij virusit që ndaloj gjithçka dhe u duk sikur asgjë nuk kishte vlerë. Ajo qe duhet të mbajmë mend gjithmonë është se veten nuk duhet ta lëmë asnjëherë pas dore.
-Të jesh femër nuk është gjithmonë e lehte t’ia dalësh, apo?
Të jesh femër do të thotë të jesh e fortë, të përveshësh krahët dhe të punosh.
-Çfarë u thua atyre femrave që nuk guxojnë?
Të mos frikësohen asnjëherë, ta hedhin hapin. Mund të rrëzohen, por do ringrihen. Nëse ecën do përparosh, nëse rri në një vend aty do mbetesh gjithmonë. Guxoni!
-Dijmë qe pandemia u ka zënë në Dubai. Si ishte e si është kjo kohë për ty?
Po, është e vërtet. Unë erdha ne Dubai për disa masterclase private dhe disa sfilata me fustane, foto-shooting dhe ndodhi bllokimi i kufijve prej pandemisë dhe duke qene se nuk kthehesha dot në Shqiperi u organizova për të vazhduar me disa masterclase të tjera, disa foto të realizuara me profesoniste dhe make-up te trendeve më të fundit. Sigurisht që edhe këtu kishte masa, por më të lehta se ne Europe dhe u lehtësuan më shpejtë se atje.
-Për kë e për çka të ka marrë malli?
Mezi pres te kthehem në Shqipëri, sepse me ka marre malli për pjesën tjetër te familjes, sepse gjysmën e familjes e kam këtu në Dubai, për vendin tim, për punën time. Me ka marre malli shumë për rutinën e punës time.
-Kur të kthehesh cila është gjëja e parë qe do ta bësh?
Do të përqafoj nënën time dhe njerëzit e mi më te dashur edhe pse do më duhet të karantinohem sipas ligjit të Qeverisë. Sallonet e mia janë të hapura dhe kjo është diçka që më lehtëson mjaftë.
-Si ecin master-clasat qe organizon?
Deri tani kanë funksionuar mjaftë mirë, sepse unë i përkushtohem deri në detaj dhe ky përkushtim, kujdesi, të rejat që sjell në make-up, trendet e fundit, sigurisht që përkthehen në sukses.
-Suksesi më i madh në jetë?
Te arrish suksesin dhe ta mbash atë.
-Familja?
Familja është gjëja më shtrenjtë në jetë. Si do të quhej jetë pa familjen?!
N.Neziri