Tre anëtarë të një familje në lagjen “Dardania” kanë humbur jetën në orët e para të pas ditës së sotme.

Sipas Policisë së Kosovës, një person ka gjuajtur në gruan e tij 60 vjeçare, renë e tij 28 vjeçare dhe më pastaj edhe vetën.

Dorasi kishte 61 vjet. Mësohet se dorasi H. K. kishte probleme të rënda mendore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërkaq, rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Mësohet se në këtë ngjarje në banesë ishte edhe një vajzë dy vjeçare.

Dy orë pasi që ndodhi rasti, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që organet kompetente kryen hetimet e para.

MUND TË JU PËLQEJNË