Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
MSH-ja ka deklaruar se përmes kësaj thirrje ka për qëllim t’i ndihmojë gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.
“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme. Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës.
Vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.
Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!