fbpx

Ministrja Haxhiu finalizon koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë

nga Revista Kosovarja

Është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky dokument i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë gjithashtu se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë, duke u zotuar se do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do të fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]