Vala

Njerëzit kanë mendime të ndryshme kur është fjala se a duhet të qëndroni miq me një ish- partner apo jo.

Ju mund të jeni optimiste për situatën dhe të ndiheni e lumtur për miqësinë që e keni menjëherë pas ndarjes, ose ju mund të mendoni se më mirë është t’i thoni lamtumirë njëri-tjetrit përgjithmonë.

Megjithatë, sipas një studimi, tendenca për të mbajtur kontakte me ish- partnerin mund të jetë shenjë e diçkaje serioze.

Ky hulumtim, i cili është publikuar në revistën “Personality and Individual Differences”, ka zbuluar se mënyra si njerëzit janë të lidhur me ish- partnerët mund të jetë testi i ri për psikopatinë.

Në përgjithësi, psikopat konsiderohet dikush me trajta të errëta personaliteti – p.sh. ai/ajo që ka trajta narcizismi, sadizmi, etj.

Por, ajo çfarë e bën më së shumti të dallojë një psikopat është mungesa e tërësishme e mëshirës. Ata nuk kanë simpati për tjerët, dhe bëjnë çdo gjë vetëm për të fituar ose për t’u kënaqur vet.

Nga studimi në fjalë, ku janë studiuar qindra persona, hulumtuesit kanë zbuluar se ata me trajtat më të errëta të personalitetit janë më të prirë të raportojnë se ende mbajnë kontakte me ish- partnerët.

Sipas tyre, miqësia me ish- partnerët u mundëson psikopatëve që ende të kenë qasje në burime të caktuara, qofshin ato informacione, para apo seks.

Psikopatët kanë shumë sharm, dhe kjo nënkupton se viktimat e kanë të vështirë të largohen nga ta.

 

MUND TË JU PËLQEJNË