Këngëtarja e mirënjohur, Miranda Hashani ka pas vete një sukses të madh në skenën muzikore.

46 vjeçarja është e martuar me Mentor Miftarin, me të cilin ka dy djemë, të cilët tani jetojnë në Gjermani. Ajo shumë shpesh poston foto nga momentet që kalon me familjen e saj. Këngëtarja duket mjaft e lumtur pranë familjes së saj.

Artistja ishte rikthyer në vitin 2018 në skenën muzikore pas një pauze një vjeçare.

Këngëtarja ka filluar të merret me muzikë qysh nga mosha pesë vjeçare, ajo është e njohur për publikun shqiptar kudo në botë me këngët “Mos më lini vet”, “Ike me tjetrën”, “Refreni”, “Ti Apo Enderra”, të cilat janë të interpretuar aq bukur nga artistja.

Në korrik të vitit 2018, ajo ka publikuar këngën “Amaneti i Nanës”, përmes së cilës ka pasqyruar rëndësinë dhe dashurinë ndaj gjuhës, kombit dhe traditave shqiptare, me ç’rast në klip shihet me veshje kombëtare Kënga deri tani numëron mbi 33 mijë klikime në kanalin Youtube.

 

MUND TË JU PËLQEJNË