Një gjë që e kemi vënë re shpesh në rrjetet sociale të VIP-ave, gjatë periudhës së karantinës, është pikërisht hapja e arkivave dhe publikimi i fotove të vjetra. Nga kjo mani, s’bëri përjashtim as këngëtari i njohur, Alban Skënderaj.
Prej disa ditësh, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, ka publikuar disa foto të tij dhe partneres, Miriam Canit, e siç ka theksuar, pa lejen e kësaj të fundit.
Kryesisht, fotot kanë qenë të viteve para se të shpikej Instagrami, por siç duket Albani e mbushi kupën dhe postimi i tij i fundit ishte me leje dhe detyrim nga Miriami.
Të paktën kështu ka shkruar ai në foton e publikuar me dashurinë e jetës së tij, me të cilën shfaqen duke u puthur në bregdet.
“E mbyllim kapitullin (Kjo ishte me leje dhe me detyrim)”, shkroi Albani bashkëngjitur fotos dhe sigurisht që s’mund të mungonte një emoji zemër.
Alban Skënderaj dhe Miriami janë një ndër çiftet më jetëgjatë në showbizin shqiptar dhe dashuria e tyre është bekuar me dy fëmijë, Ameli dhe Duam, i cili erdhi në jetë para pak muajsh.