Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë nisur pushimet në një vend tropikal.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se kanë nisur pushimet, shkruan lajmi.net.

Ishte Miriami ajo e cila ndau me ndjekësit disa imazhe, përmes së cilave tregon ambientin përrallor ku po pushojnë, e që duket se po qëndrojnë në Ishujt Maldive.

Çifti po shoqërohet nga vajza e tyre Ameli, ndërsa sigurisht që kalojnë çaste të mrekullueshme pranë njëri-tjetrit.

Për ndryshe, Alban Skënderaj sot publikon bashkëpunimin me 2Ton.

MUND TË JU PËLQEJNË