fbpx

Mjeku i “Orenda-s” thotë se Aurona Pela kërkoi të hënën largimin nga puna

nga Revista Kosovarja

Njëri prej mjekëve në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë ka deklaruar se infermierja, Aurona Pela, e cila ka sulmuar të moshuarën, Minire Nura, këtë të hënë kishte kërkuar të largohet nga puna.

Kërkesa e saj vjen një ditë pasi e ka rrahur gruan e moshuar brenda objektit të Orendës.

Doktori Islam Husaj tha se qëllimi i largimit të saj ishte avancimi në studime.

“Infermierja që ka ushtruar dhunë ka kërkuar të hënën me u shkëputë prej punës në Orenda me arsyetimin për avancim ne shkollë”, shtoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]