Gazetarja Fiori Dardha ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se nëna e saj vuan nga një sëmundje e rëndë.
Fiori bën të ditur se ajo ndodhet në shtëpi dhe shkojnë në spital vetëm për të bërë kimioterapinë, ndërsa tregon ajo personalisht po e përjeton shumë keq.
“Mami po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë. Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapinë”, ka treguar Fiori në një bashkëbisedim me ndjekësit.
Në një postim tjetër, gazetarja ka shkruar se ndodhet gjithë kohës pranë së ëmës, duke u kujdesur për të, duke e mbushur me dashuri dhe duke e mbështetur, mirëpo në fshehtësi nuk i mban dot lotët.