Pas mbylljes me sukses të sezonit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” moderatorja e njohur Arbana Osmani ka udhëtuar drejt ishujve të Greqisë për të shijuar disa ditë relaksi e qetësie.

Pas një “vëzhgimi” të rastësishëm në llogarinë e bukuroshes në Instagram, “iconstyle.al” vuri re një koment i cili për hir të së vërtetës ngre shumë dyshime.

Vazhdo jetën ashtu si e ndjen zemër mos dëgjo çfarë thonë. Arbana të jesh mirë me shëndet dhe të daltë fëmija shëndosh e mirë dhe vetë të jesh mirë. Të përqafoj fort!”- shkruan një nga ndjekëset e moderatores dhe vlen për t’u theksuar fakti se komentuesja në fjalë nga mënyra si ka shkruar urimin, duket sikur është një e afërme e Arbanës.

Qartazi, pas këtij komenti, vetvetiu ngrihen dyshimet që moderatorja mund të jetë shtatzënë për herë të dytë, pasi rikujtojmë se ajo gjithashtu është nënë e një vogëlushi të quajtur Jon.

“Pse, qenka prapë shtatzënë?”- ka shtruar pyetjen një tjetër komentuese.

Megjithatë, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve, të paktën tani për tani.

Prej muajsh Arbana ka qenë kryefjala e mediave rozë…fillimisht u përfol shumë për faktin se i dha fund martesës 16-vjeçare me Ardit Keron, e ndërkohë aktualisht po komentohet për lidhjen e mundshme me regjisorin e famshëm Eduart Grishaj.

MUND TË JU PËLQEJNË