Vala

Moderatorja shqiptare do të jetë pjesë e një filmi turk.

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj po i futet fuqishëm botës së kinematografisë.

Gjatë një interviste të fundit në studion e “Ftesë në Pesë” ajo ka treguar se do të jetë pjesë e një filmi turk.

Ish-Miss Kosova tregoi se propozimi nga produksioni turk i erdhi në mënyrë të rastësishme, madje në fillim as vetë nuk e besonte që po i ndodhte realisht.

“Ka ndodhur një takim i rastësishëm, ju kam pëlqyer si fytyrë, e kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave, disa projekteve që ata kanë në realizim e sipër. Ata sigurisht e kanë kërkuar një femër, e cila ka ndikim në media, edhe në rrjetet sociale, në pjesën e Ballkanit. Për mua ka qenë me thënë të drejtën e pabesueshme, kam menduar që ndoshta s’ është e vërtetë. Nuk është se e kam pretenduar apo pritur”, tha ajo.

Arbnora në këtë film do ta ketë rolin e një vajze që ka probleme në të folur.

MUND TË JU PËLQEJNË