Raportet ndërmjet tyre nuk janë siç ka qenë më parë Dikur ishin të pandashme në skenë, ku së bashku i kënduan dashurisë, familjes e atdheut, bëhet fjalë për Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin dhe Motrat Mustafa, të cilat u bënë të njohura si bilbilat e Mushtishtit.

Këto në shumë intervista deklaronin se përveç se ishin të afërta në punë, kishin edhe raporte të mira shoqërore. Por, jo gjithçka është e njëjte sot sa i përket raporteve të bilbilave.

Para disa viteve është raportuar gjatë në media se raportet ndërmjet Shkurte Fejzës dhe Shyhrete Behlulit nuk janë siç ka qenë më parë, e as ato nuk e kanë mohuar këtë gjë. Ndërsa, këtë vit bëri bujë lajmi për prishjen e raportit mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

E mollë sherri ishte bërë një këngë për nënën, për të cilën Motrat Mustafa në një emision kishin deklaruar se Shyhretja e kishte huazuar idenë e këngës.

Bilbilat e Mushtishtit patën realizuar shumë duete që u bënë hite, por ja që tash e një kohë ato nuk flasin më dhe kanë vazhduar rrugët e tyre ndaras në punë.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga momentet kur Shkurta, Shyhretja dhe Motrat Mustafa ia thonin së bashku këngës. /21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË