Momenti kur Krivaqa u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigonës: Shpërthyen duartrokitjet e brohorimat “bravo”

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm e Sejdiu me 15 vjet burgim.

Në momentin kur kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin, në sallë shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet “bravo”. Aty u dëgjua edhe një grua, e cila iu drejtua Krivaqës me “o i mjerë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]