Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka arritur që të bëhet emër i njohur edhe jashtë kufijëve.

Ajo ka një kohë të gjatë që po qëndron në Turqi dhe emri i saj ka zënë vend edhe shtypin tur.

Por, bukuroshja shqiptare duket se nuk do të ndalet me kaq, ajo përmes një postimi në Instagram është shprehur se është e bindur se emri i saj do të njihet në gjithë botën.

“Emri im është Morena Taraku, së shpejti e gjithë bota do ma njoh emrin. Mbajeni në mend”, ka shkruar Morena në Instastory. Sa i përket projekteve muzikore, Morena ka paralajmëruar që së shpejti do të publikohet “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË