Vala

Modelja edhe këngëtarja, Morena Taraku, është njëra ndër emrat që ka arritur suksese të mëdha në të dy fushat, shkruan “Kosovarja”.

Ka kohë që modelja është duke qëndruar në Turqi, ku po e vazhdon karrieren e saj.

Ajo madje së fundi u vlerësua me çmimin “Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës pop”.

Pas ndarjes nga miliarderin Sasha Sobhani, jeta e saj private u përfol shumë nga mediat.

E thashethemet e fundit flasin për lidhjen e mundshme të këngëtares me reperin holandez me origjinë arabe, Jalal Oba, një ish-boksier në të shkuarën e tij.

Kjo pasi Morena ka publikuar një fotografi me ish-bokserin Jalal.

Por, kjo gjë e ka nervozuar mjaftë shumë modelen, ku ka reaguar menjëherë, duke i mohur këto paragjykime.

Ajo madje është shprehur shumë e mllefosur me lajmet e tilla të pavërteta, duke thënë se tani e tutje secili që shkruan në lidhje me jetën e saj private, do të përballet me drejtësinë.

Morena në këtë reagim ka ironizuar me ata që kanë “shpikur” një lajm të tillë duke ju thënë që meqë çdo fotografi e saj me meshkuj po bëhet lidhje seroze, pse një gjë e tillë nuk është bërë edhe kur bëri duetin me këngëtarin Sabri Fejzullahu./Kosovarja/

Ky është reagimi i plotë i Morena Tarakut:

MUND TË JU PËLQEJNË