Sot me datë 12 maj, Morena Taraku është bërë hallë.

Morena Taraku përmes Instagramit ka uruar vëllaun e saj për djalin e lindur me një shkrim emocional.

Në ditën ndërkombëtare të nënës, në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja shkroi këto fjalë:

“ Unë humba nënën time kur isha 11 vjeç, pas kësaj shtëpia mu duk se ishte gjithmonë e zbrazët. Siç e dini unë jam rritur më babain dhe vëllaun tim. Kur vëllau im u martua, gjithmonë e kam pyetur vëllaun dhe gruan e tij për një fëmijë. Gjithmonë kam ëndërruar që të bëhem hallë dhe te jemi një familje e madhe. Sot është një ditë e veçantë një engjull ka zbritur në jetën tonë që ta bëjë edhe më të bukur. Betohem se jeta ime ka ndryshuar në atë moment, ende smund ta besoj se qfar dhurate zoti ma bëri. Familja është gjëja më unikë në botë, të jem me ta dhe të ndaj momente të lumtura është gjëja më e mrekullueshme që mund të ndodhë. Unë do të jem gjithmonë pranë tyre, Zot bekoje atë dhe familjen time.”

Ndërsa, sa i përket muzikës këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta lansoj projektin e ri. /Lajminet/.

MUND TË JU PËLQEJNË