Po, Morena është ajo vajzë e cila çdo herë e më shumë po bëhet e suksesshme dhe e ndjekur.

Është ajo që ka qenë gjithmonë e bukur, tërheqëse dhe perfekte në të gjitha aspektet, sa për moshën që e ka i takojnë shume epitete, shkruan Kosovarja.

Së pari ndërtoi karierrën me këngë e videoklipe, që më pas më shumë vazhdoi më modelizëm, e që padyshim kjo është ajo në të cilën veten e ka gjetur më shumë.

E bukura Morenë, që nga viti 2010, e ka përfaqësuar Kosovën në shumë evente, kompeticione ndërkombëtare.

Tashmë, këngëtarja jonë, ka kohë që vepron dhe qëndron në Turqi, tek po punon projekte të reja, të cilat pritet së shpejti të publikohen dhe t’i hapin rrugën për t’u bërë e famshme edhe në skenën ndërkombëtare të muzikës, shkruan më tutje Kosovarja.

Ju kujtojmë, se Morena para pak ditësh fitoi dhe çmimin – këngëtarja më e mirë e Ballkanit.

“Turqia do më hap dyert e botës. Po i realizoj ëndrrat e fëmijërisë sime. Shpejt kam një suprizë të madhe”, shprehet ajo në intervistat e mediave të shumta turke, aty edhe ku iu shtyp emri mjaft shumë në kohët e fundit.

 

Siç kuptojmë, Morena po vazhdon të lëjë gjurmë me sukseset e saj, kështu edhe duke rritur kureshtjen e të gjithëve për ta ndjekur edhe më tutje. /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË