fbpx

Mos lini asnjëherë vajin në këtë vend në kuzhinë, humb vlerat ushqyese

nga Revista Kosovarja

Vaji i ullirit është një ndër përbërësit pa të cilin nuk bën dot asnjë amvisë. Është shumë e rëndësishme që ta përfshini në dietën tuaj pasi hulumtimet kanë treguar se ky vaj mbron nga rreziqet serioze, si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja e Alzheimerit, madje edhe vdekja e parakohshme.

Por ajo që shumë nuk dinë është një rregull bazë për ruajtjen e tij në mënyrë që të mos humbasë shijen dhe lëndët ushqyese. Sa herë që e ruani në kuzhinë, duhet të mbani mend se nuk duhet ta vendosni pranë burimeve të nxehtësisë, pra pranë furrës dhe sobave. Dhe ka një arsye të rëndësishme për këtë.

Temperaturat e larta të furrës dhe sobave kur ato janë të ndezura, shkatërrojnë polifenolet, antioksidantët e vlefshëm të vajit të ullirit dhe ndryshojnë shijen e tij. Pra, shishen me vaj mund ta vendosni kudo që dëshironi, por jo pranë burimeve të nxehta në kuzhinë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]