Vala

Motrat Mustafa kanë publikuar sërish diçka që lidhet me projektin e shumëpërfolur.

Ka kaluar vetëm një javë prej publikimit të këngës së re dhe Motrat Musfata po e shijojnë suksesin që e kanë arritur me të.

Projekti muzikor dedikuar nënës deri tani ka arritur të klikohet më shumë se 3 milionë herë në kanalin zyrtar në Youtube dhe ka kryesuar në lista të këngëve më të dëgjuara edhe në disa shtete tjera.

Para pak minutash në Instastory ato e kanë publikuar një imazh nëpërmjet të cilit falënderojnë bashkëpunëtoren e tyre që e ka marrë rolin e nënës në klip.

Kënga “Qika e nanës” ishte e shumë komentuar edhe për një tjetër arsye pasi ka sjellë përçarje mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

Motrat Mustafa gjatë një interviste për “Mirage” kanë treguar se ishin ato të parat që e kanë pasur në plan një këngë dedikuar nënës por idenë ua ka marrë Shyhrete Behluli duke e publikuar ajo e para.

Më pas kjo e fundit gjatë një interviste për Prive e ka mohuar një gjë të tillë për të pasuar edhe një tjetër reagim i Motrave Mustafa.

MUND TË JU PËLQEJNË